E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, komuna të izoluara e akse të bllokuara

Reshjet e bores nisur me intensitet diten e djeshme e qe zgjaten pergjate nates kane shkaktuar probleme serioze ne shume zona te thella te vendit. Nje sere komunash kane mbetur te izoluara, nderkohe qe shume akse rrugore jane bllokuar e ne te tjera qarkullimi eshte bere problematik.

Veshtiresi qarkullimi raportohen ne akset rrugore Korçë-Pogradec, Korçë-Kapshticë, Pogradec-Qafë Thanë dhe Korçë-Ersekë.

Probleme me trashesine e bores ka ne Qafe Thane, nderkohe qe zona e Dardhes eshte e bllokuar.

Ne zonat veriore si pasoje e reshjeve te bores është bllokuar rruga nacionale Peshkopi-Tiranë si dhe komunat Trebisht, Kala e Dodës, Lurë, Sllovë, Ostren, Zerçan, Muhur, Macukull, Xibër.

Policia njofton se po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Për parandalimin e aksidenteve rrugore, policia porosit sërish përdoruesit e rrugës që të tregohen të kujdesshëm, si dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për:

1. Respektimin e normave të shpejtësisë.

2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.

3. Përdorimin e rripit të sigurimit.

4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.

5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.

6.  Përdorimin e dritave jo verbuese.

7.  Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Policia u kërkon qytetarëve që për çdo rast mund ta kontaktojnë atë nëpërmjet numrave telefonikë pa pagesë 129, si dhe numrit 126.

Situata gjate dites se djeshme

Ashtu siç pritej i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga temperatura te ulëta, dhe disa zona nga reshje te dendura dëbore duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në Kukës: aksi rrugor TopojanShishtavec është i pa kalueshëm dhe po punohet për pastrimin e këtij aksi. Ndërkohë akset rrugore TopojanKukës, UjmishtLusenBushtricë-Kala Dodës në drejtim të Peshkopisë, si dhe aksi  ShëmriQafë Shllak janë të kalueshme me zinxhirë. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe për pasojë në disa segmente rrugore ka edhe shtresa akulli.

Në Dibër: akset rrugore Peshkopi- Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit dhe Reç Zall DardhëArrasMuhurrPeshkopi janë të kalueshme me zinxhirë me vështirësi pasi ka dhe shtresa akulli. Ndërkohë akset BulqizëShupenzOstren, SteblevëLibrazhd  dhe KrastëBulqizë janë të kalueshme me zinxhirë. Është i pakalueshëm aksi Arras Lurë dhe vazhdon puna për pastrimin e këtij aksi. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta, në disa segmente ka dhe shtresa akulli.

Në rrethin e Malësisë së Madhe, ka dëborë në zonat e thella. Në aksin KoplikRazëm, BogëTheth, SelcëVermosh, në të cilat paraqiten vështirësi për shkak të dëborës, lëvizet  me zinxhirë dhe po punohet për pastrimin e tyre.

Në rrethin e Pukës: akset Fushë ArrësQafë Mali- Qafë Shllak dhe Qafë MaliDardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Po ashtu Aksi Fushë ArrësIballë është i kalueshëm me zinxhirë. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka shtresa akulli.

Në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, aksi rrugor është i kalueshëm me zinxhirë.

Në Elbasan: aksi Librazhd Bulqizë momentalisht është i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi, pasi ka shtresa akulli. Po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore  lëvizja është normale.

Në Korçë, ka filluar të bjerë dëborë, por të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, përveç segmentit rrugor KorçëQafa e Qarrit, e cila kalohet me zinxhirë. Po ashtu me zinxhirë kalohet dhe në akset Korçë-BoboshticëDardhë dhe KorçëVoskopojë. Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulëta, në disa segmente ka edhe shtresa akulli.

Në Berat,  ka filluar të bjerë dëborë, nuk ka probleme pasi në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në Gjirokastër, momentalisht  ka filluar të bjerë dëborë. Momentalisht nuk paraqiten probleme pasi në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në Vlorë, ka filluar të bjerë dëborë në segmentin rrugor Vlorë Llogora ku lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë, kjo pasi dhe gjatë natës ka pasur reshje dëbore dhe si rezultat i temperaturave të ulëta ka ngrica.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›