Ambasadori, Arvizu: Kërcënimet ndaj Prokurorisë, me pasoja

Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu
Ambasadori i SHBA: Ka një kufi që sduhet kaluar
Retorikat ndaj Ina Ramës kanë dërguar ajër të ftohtë në Uashington. Basha, yll në ngjitje i politikës shqiptare
Arvizu: Kërcënimet ndaj Prokurorisë mund të kenë pasoja. Do doja të dëgjoja më tepër nga PS të flisnin si Blushi
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, bën thirrje që të ndërpriten sulmet ndaj Prokurorisë, ndryshe, siç tha ai, mund të ketë pasoja.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në ABC News, ai shprehu keqardhjen që PS-ja nuk ka kërkuar ende falje për atë që ndodhi më 21 janar. I pyetur për vizitën e Bashës në SHBA, Arvizu tha se kryebashkiaku i Tiranës është një yll në ngjitje në politikën shqiptare.
Media ka qenë e ndarë me axhendën e Bashës në Uashington. A ishte ajo vizitë zyrtare?
Me sa kujtoj, ka qenë shumë i zënë. Para se të futeshim në këtë intervistë, kam parë që ka folur në Zërin e Amerikës. E kam takuar herën e kaluar përpara se të nisej në Uashington, mezi po priste që ta bënte këtë vizitë. Ka qenë në Uashington për disa ditë, është takuar me ambasadorin Riker, që është zv.ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet ballkanike dhe për Shqipërinë, ka takuar gjithashtu disa miq të tij që nga periudha kur ka shërbyer si ministër i Jashtëm, gjithashtu dhe gjatë kohës që ka punuar në Kosovë në 1999-n. Ka mbajtur një fjalim në universitetin John Hopkins, që është universitet shumë i famshëm për çështjet ndërkombëtare. Është takuar me kryebashkiakun e Uashingtonit. Ai sonte ose nesër niset për në Nju Jork, kështu që me sa duket ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur. Ndonëse është i ri si ministër i Punëve të Jashtme, disa njerëz e kanë parë atë si një yll në ngritje në qiellin politik shqiptar dhe pres me kënaqësi që të flas me të kur të kthehet dhe të dëgjoj disa prej përshtypjeve të tij nga vizita në SHBA.
Për ju është një yll në ngjitje në politikën shqiptare Lulzim Basha?
Sigurisht, mendoj që është e drejtë ta themi këtë. Nuk e di ekzaktësisht sa vjeç është, është afërsisht 30 e ca vjeç, është kryetar i Bashkisë së Tiranës, është një arritje shumë e madhe dhe për respektin që kam për politikanët që janë diku në të 50-tat apo në të 60-tat, mendoj se gjithashtu është e rëndësishme që të ketë gjak të ri, sepse duhet të ketë… freski. Para dy javësh kam ndjekur konventën e FRESH. Nuk e di kur do të jetë Kongresi i të rinjve të PD-së, por sigurisht pres me kënaqësi të shkoj aty. Është një gjë e mrekullueshme kur njerëzit përfshihen në politikë në një moshë të re, sepse duhet të ketë rinovim. Gjithashtu, jam i interesuar me identifikimin e të gjithë yjeve që po vijnë në këtë parti apo në parti tjetër, në botën e shtypit apo të zbavitjes. Është cikli i jetës dhe është ngazëllues.
Mendoni se e keni forcuar apo zbehur kredibilitetin ndaj Prokurorisë së Përgjithshme kur keni dalë në krah të Ina Ramës, pavarësisht se ka qenë zgjedhja e saj për të qenë në krahun tuaj?
Mendoj që njerëz të ndryshëm ndërsa shikojnë atë intervistë, mund të nxjerrin impresione të ndryshme. Zyra që ajo përfaqëson qëndron në vetvete, por deri në atë pikë që SHBA mund të shihen si një vëzhgues i paanshëm dhe një lexues i paanshëm në këtë kërkim drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Mendoj se kjo është një gjë pozitive, mendoj që ky është një investim i mirë i kohës amerikane dhe i energjive për ta bërë këtë, sepse ky vend është i rëndësishëm.
Ka një lloj perceptimi që hetimi mbi 21 janarin po shndërrohet më shumë në një show mediatik, madje shumë të dhëna hetimesh po bëhen publike. Ka zëra se vetë Prokurorja e Përgjithshme foli më shumë se çduhet në intervistën e Klan. Ju e ndani këtë mendim?
Duhet të takoj një shqiptar, që ende nuk ka një opinion të fortë politik lidhur me një qëndrim. Mendoj që është e pashmangshme që diçka mund të jetë në mendjen e njerëzve, si për shembull 21 janari. Njerëzit do të kenë mendimet e tyre dhe është e vështirë që të ndash thjesht pjesën ligjore nga pjesa politike. Kjo është pjesë e funksionimit të një shoqërie demokratike. Lidhur me performancën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, mendoj se ata ia kanë dalë shumë mirë duke parë edhe këto vështirësi që janë përballuar. Çdo prokuror ka një kohë shumë të vështirë dhe në Shqipëri ka edhe faktorë të tjerë që e bëjnë ende më të vështirë. Zonja Rama dhe unë kemi zhvilluar shumë biseda, orë të gjata bisedash gjatë vitit të kaluar. Shpesh biem dakord që ka pasur raste kur kemi pasur mendime pak të ndryshme. Unë gjithmonë kam qenë jokomod me gjithë këto informacione që mund të kenë rrjedhur nga zyra. Rrjedhjet në vetvete janë pak të mërzitshme, por ajo që është më shqetësuese për mua, është mundësia që këto rrjedhje mund të komprometojnë integritetin e hetimit. Unë ia kam shfaqur, ia kam bërë me dije këto shqetësime asaj. Ajo më ka thënë që ndan të njëjtin mendim me mua dhe herë pas here ka ndërmarrë hapa për ti trajtuar këto. Një pikë që dua ta ndaj me ju dhe me shikuesit tuaj, është se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është një zyrtare publike, një nëpunëse publike. Duke qenë e tillë, ajo është e përgjegjshme, jep llogari për performancën e saj, sikurse çdo zyrtar publik në këtë vend. A mund të jetë performanca e saj një diskutim legjitim? Mund të ketë ndoshta edhe kritikë shumë të fortë dhe përgjigjja është: po absolutisht po, sepse performanca e saj dhe e zyrës së saj është një subjekt legjitim që njerëzit mund të flasin rreth kësaj. Mendoj se ka edhe një kufi dhe kufiri qëndron që, nëse e tejkalon këtë kufi dhe pastaj hidhemi në sferën e kërcënimeve të nënkuptuara, të kanosjeve, qofshin këto nga njëra anë apo nga ana tjetër, nuk ka rëndësi nga cila palë. Nëse tejkalohet ky kufi, atëherë kjo përbën një problem sa i përket SHBA-ve. SHBA besojnë plotësisht në të drejtën e lirisë për të folur dhe gjithashtu në llogaridhënien e zyrtarëve publikë, por kur tejkalohet ky kufi dhe ka kërcënime të drejtpërdrejta ose të nënkuptuara, ose ndoshta edhe abuzim… kur të mund të vihet në pikëpyetje aftësia e asaj zyre që ata të mund të trajtojnë këtë hetim, ky përbën një problem dhe, nëse nuk trajtohet, atëherë ka potencialin që të mund të krijojë disa vështirësi me SHBA. E di që duhet të jem shumë i hapur, në ditët e fundit disa prej retorikave kanë dërguar pak ajër të ftohtë në Ambasadën e SHBA-ve, kjo mund të thuhet edhe për Uashingtonin. Për të tretën herë dua të theksoj faktin se performanca, sjellja e zyrës, sjellja e saj personalisht është një subjekt legjitim që njerëzit mund ta kritikojnë, sepse ajo duhet të japë llogari sikurse të gjithë, por përsëri ka një kufi që sduhet tejkaluar. Përndryshe, mund të ketë pasoja.
Kur thoni pasoja me qëndrimin e SHBA për atë çka presin nga sjellja politike, institucionale në Shqipëri?
Pasojat për të cilat unë flas, sërish kthehemi te koncepti i së vërtetës dhe i drejtësisë. Dhimbja që shqiptarët kanë ndier dhe këto katër familje veçanërisht. Ka shumë pyetje që njerëzit kanë kur i rikthehemi asaj dite të tmerrshme se përse. Unë kam qenë shumë zëfortë lidhur me çështjen që duhet të ketë një hetim gjithëpërfshirës, me vdekjet e shkaktuara nga armët e zjarrit, këto ishin të tmerrshme, duhet të ketë llogaridhënie për këtë. Ka prova, të cilat do të shfaqen në Gjykatë në kohën e duhur. Është e rëndësishme se cilat ishin rrethanat që çuan në këtë ngjarje. Pikëpamjet e mia janë bërë të njohura, kanë qenë të skicuara që nga fillimi, që nuk do të ishte një demonstratë e rregullt, ndryshe nga gjithë demonstratat e tjera ishte menduar që