E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora mbyll sërish aeroportet në Evropë

TIRANE-Bora e madhe dhe temperaturat e ulta kanë mbyllur pistat evropiane, kanë ngadalësuar trafikun rrugor, kanë anuluar fluturimet, ndersa eshte urdheriar që drejtuesve te automjeteve te qarkullojne me kujdes te madh pasi rrezikojnë aksidentet në rrugët e akullta.

Bora e ka mbuluar Parisin, një rast i rrallë, por, që po përsëritet në javët e fundit në dimrin e pazakontë e të ftohtë. Një e katërta e fluturimeve në aeroportin Çarld de Gol është anuluar deri pasdite.

Aeroporti Heathrow i Londrës nuk po pranon uljet dhe po lejon vetëm pak fluturime nga ky aeroport, ndërsa bora dhe akulli ka detyruar mbylljen e pistave. Hapja e plotë e aeroportit pritet të hënën.

Një numër i madh fluturimesh janë anuluar në aeroportin gjerman të Frankurtit.

Aeroportet në Spanjë, Holandë, Danimarkë po ashtu kanë raportuar anulime ose vonesa të fluturimeve.

Garat me kuaj dhe disa lojë futbolli janë anuluar në Angli dhe Skoci si pasojë e motit të keq, përfshirë këtu edhe garën e profilit të lartë Chelsea- Manchester United që është dashur të mbahej sot në Londër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›