E Diel, 1 Nëntor 2026

WikiLeaks: Materiali atomik në Jemen nuk është i sigurt

Në dokumentet e Departamentit amerikan të shtetit, të publikuara sot nga faqja WikiLeaks në Internet, thuhet se depozitimi i materialeve radioaktive në Jemen, nuk ishte i sigurt, për afro një javë, pasi i vetmi rojtar ishte larguar, ndërsa kamera vëzhguese ishte thyer.

Ky mesazh i datës 9 janar, ka të bëjë me shqetësimet e një zyrtari të Jemenit për gjendjen e pambrojtur të ndërtesës së Komisionit të Agjencisë Kombëtare Atomike.

Ky zyrtar, emri i të cilit është fshirë, ishte përpjekur që Ambasada amerikane të kërkonte nga qeveria e Jemenit, që ta siguronte këtë material.

Sipas mesazhit, materiali radioaktiv ishte përdorë për hulumtime në agrikulturë, nga një spital në kryeqytetin Sana dhe nga kompanitë ndërkombëtare të naftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›