E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbysje e VllaznisëSkënderbeu në tapet

TIRANE-Skënderbeu ka humbur një shans të artë për të arritur Flamurtarin në krye të Superligës, pas disfatës 2-1 të pësuar dje në Shkodër. Drejtuesit e Vllaznisë kishin premtuar se këtë herë nuk do të toleronin dhe në të vërtetë ka ndodhur pikërisht kështu.
Shkodranët kanë përmbysur disavantazhin e pjesës së parë, duke triumfuar 2-1 në të dytën dhe duke marrë një fitore që i çon 4 pikë larg kreut dhe vetëm një pikë larg Skënderbeut të vendit të dytë. Takimi i zhvilluar dje në "Loro Boriçi" ka qenë një nga më të bukurit e javës, kjo edhe për shkak të prezencës së një numri të madh spektatorësh në stadium. Skënderbeu u duk se do të fitonte edhe këtë herë, pasi argjentinasi Rafael Soza shënoi golin e avantazhit në minutën e 35-të. Por, në fraksionin e dytë ka qenë në fushë një tjetër Vllaznia. Vendasit janë treguar të papërmbajtshëm, duke barazuar fillimisht me një goditje të fortë të Ilir Nallbanit nga jashtë zone, që ktheu entuziazmin në radhët e tifozerisë. Ishte minuta e 60-të dhe në fushë ekzistonin vetëm shkodranët. Vetëm 9 minuta nga barazimi, Fagu shtyn në rrjetë një top të futur nga e majta dhe kalon Vllazninë në avantazh. Deri në fund, ndeshja ka patur moment të shumta tensioni dhe gjyqtari ka dhënë 8 minuta shtesë, por që nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat. Ndërkohë, fitore edhe për Laçin, që dje ka mposhtur 3-2 në transfertë Elbasanin. Të goditur nga problem të shumta, verdheblutë duken gjithnjë e më shumë drejt Kategorisë së Parë, pasi në fushë thuajse nuk ka asnjë shenjë reagimi. Hysa kaloi në avantazh laçianët pas vetëm 5 minutash, ndërsa Sadiku barazoi shifrat në minutën e 24-t. Por, 4 minuta nga mbyllja e pjesës së parë Buljan shënoi edhe golin e dytë për Laçin. Në minutën e 42-të, miqtë mbyllën praktikisht takimin pas golit të Hysës. Ndërkohë, goli i kapitenit Dalipi në pjesën e dytë, i shërbeu vetëm atij, pasi rezultati nuk ndryshoi.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›