E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seuli nuk heq dorë nga stërvitjet ushtarake

Koreja e Jugut ka hedhur poshtë thirrjet për të hequr dorë nga një stërvitje ushtarake në një ishull mbi te cilin Korea e Veriut hodhi granata muajin e kaluar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje.

Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes tha se neqoftese lejon moti stërvitjet do të bëhen të hënën ose të martën.

Një zyrtar amerikan në një vizitë private në Korenë e Veriut, Bill Richardson, ka përsëritur thirrjen e tij bërë koreanoveriorëve që të tregojnë përmbajtje maksimale.

Sesioni emergjent i sigurise i sotëm është një shenjë e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me tensionet në gadishullin e Koresë.

Është e paqartë se çfarë do të bëjë Këshilli i OKB-së, por burimet thonë se është e mundshme që një lloj deklarate do të lëshohet në një përpjekje për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm.

Koreja e Jugut ka ngulur këmbë se do të ndermerr stërvitje ushtarake me municion te vërtetë në ishullin e Yeongpeong që u granatua nga Koreja e Veriut muajin e kaluar, duke vrarë katër persona.

Koreja e Veriut tha se granatimet ishte në përgjigje të stërvitjes se fundit ushtarake atje dhe ka kërcënuar se do te intesifikoje sulmet hakmarrese, nëse Seuli vazhdon me planet e saj. Stevritjet nuk kane filluar ende për shkak të motit të keq.

Nderkohe Kina dhe Rusia, te dzjat e ndjane kufirirn me Korene e Veriut kane shprehur shqetesimet për situatën.

Ministria e jashtme kineze ka përshkruar situaten si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe Rusia - e cila ka kërkuar takim te jahstezakonshem te Këshillit të Sigurimit - i ka bërë thirrje Koresë së Jugut për të anulluar stevritjet.

Por gjate një vizitë në Phenian, Guvernatori Bill Richardson, një dërguar jozyrtar i SHBA i bëri thirrje Koresë së Veriut qe te permbahet dhe te mos pengoje stërvitjen ushtarake te planifkkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›