E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut nis manovrat ushtarake

Ushtria e Koresë Jugore ka deklaruar se ka filluar ushtrimet artilerike me të shtëna të vërteta, afër kufirit me Korenë Veriore.

Të shtënat janë dëgjuar nga artilerias e Koresë Veriore, që është e pozicionuar në ishullin Jeonjeong.

Ky ishull ishte bombarduar nga Koreja Veriore më 23 nëntor, ku u vranë katër jugkoreanë.

Para ushtrimeve të sotme, autoritetet i kanë urdhëruar civilët në ishull dhe të tjerët, që të strehohen, për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore do të mund të sulmonte përsëri.

Mbrëmë në Nju Jork, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkluara, Vitalij Çurkin, është shprehur kundër manovrave ushtarake të Koresë Jugore, për shkak të tensioneve me Korenë Veriore.

Njëherësh, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbrëmë dështoi të arrijë një marrëveshje për deklaratën lidhur me krizën koreane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›