Basha në SHBA: Tirana qyteti më miqësor për investitorët amerikan
Komuniteti shqiptar i New York-ut ka qënë ndalesa e fundit e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjatë vizitëssë tij në SHBA. Zoti Basha ka shprehur mirënjohjen për kontributin që Diaspora shqiptare dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA kanë dhënë për çështjen kombëtare. Ai ndër të tjera ka theksuar se ka gjetur mbështetje për projektet e Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin. Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja, disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se mirëkuptim dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, që ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane, tha Basha.
Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët.
Shkrime të tjera me interes:
- Basha merr premtime nga investitorët amerikanë Washington- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha gjatë vizitës...
- Basha në Departamentin e Shtetit: Mirëpresim investitorët amerikanë Uashington- Kreu i bashkisë më të madhe në vend, Lulzim...
- Basha në SHBA, siguron mbështetje ekonomike për tramin Washington- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha gjatë vizitës...