E Diel, 1 Nëntor 2026

Dejanovic: Zgjedhjet lokale të Serbisë edhe në Kosovë

PRISHTINE- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukic Dejanovic ka deklaruar sot se zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht se a janë ato në jug apo veri të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar dhe nuk do të bëhet kurrfarë dallimi ndërmjet komunave në jug dhe veri” të Kosovës, thuhet në një deklaratë të kabinetit të saj..

Qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë i konsiderojnë jolegjitime dhe ato cilësohen si struktura paralele.

Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe liderë perëndimorë kanë kërkuar tërheqjen e këtyre strukturave.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›