E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Berisha tregon përralla, të largohet

TIRANË-Ndërsa Kryeministri Sali Berisha akuzonte opozitën se bllokoi reformat dhe statusin e vendit kandidat për në BE dhe për këtë vit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryesocialistit Edi Rama.
Duke theksuar se kryeminsitri nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij në dëm të vendit, sipas Ramës, ky kryetar qeverie duhet të dorëhiqet menjëherë.

“Ju pyes ju: Si mund të ketë ende njerëz që e besojnë perrallën që tregon KM për opozitën që ka bllokuar cdo gjë që është detyrë e qeverise?
Një Kryeministër që vetëm shfajësohet për gjërat që shkojnë keq e me keq duke fajësuar opozitën nuk duhet të jetë me KM edhe sikur të jetë pa mëkate. Ndërsa KM i Shqipërisë jo vetëm s'duhet të rrije aty po duhet të jape shume llogari para popullit per mëkatet e shumta të qeverisë së tij”, shprehet Rama të rrjetin social Twitter.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›