Gostivar- Vriten 2 shqiptarë nga një polic maqedonas
Gostivar- Dy të rinj shqiptarë janë vrarë mesditën e sotme nga policia maqedonase pas një konflikti për parkimin e makinave.
Sipas MPB- së ngjarja ka ndodhur në rrugën Kej Vardari dhe vrasësi është Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë kufitare në Mazraça.
Në bazë të hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për një konflikt të shkaktuar për vendin e parkimit të makinave. Gjithashtu bëhet e ditur se polici ka qëlluar me pistoletën e shërbimit.
Ndërsa viktimat sipas agjensisë INA janë Imran Mehmeti, 29 vjeç dhe Besnik Shehapi, 26 vjeç.
Ndërsa zëdhënësi i MPB- së ka reaguar menjëherë pas ngjarjes duke deklaruar se punonjësi i policisë fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në drejtim të personave nga të cilët është sulmuar duke i plagosur të dy .
Shkrime të tjera me interes:
- Peqin, vritet një polic gjatë operacionit Nje efektiv i policise kriminale ne Peqin u vra nga...
- Lushnje, nje I vdekur e dy te plagosur nga aksidenti Nje i vdekur dhe dy te plagosur eshte bilanci i...
- Greqi, shqiptari vret një person dhe plagos 3 të tjerë Greqi – Një shqiptar në Greqi ka qëlluar për vdekje...