E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel fliste në Parlament, Schäuble luante Sudoku

BERLIN - Ndërsa në parlamentin gjerman zhvillohej të hënën debati kritik për miratimin e paketës së dytë prej 130 miliardë € për mbështetjen e Greqisë, disa anëtarë të parlamentit nuk shihnin asgjë interesante në këtë proces.

Kancelarja Merkel fliste në parlamentin gjerman duke u përpjekur për të bindur deputetët që të votojnë paketën e re stimuluese për Greqinë, por Ministri gjerman i financave Volfgang Shable, i lodhur, mesa duket gjeti mënyrën për të hequr stresin.

Pra, ajo që ai mendoi ishte të hapte iPad-in e tij dhe të arrinte një rekord të ri në Sudoku. Dhe e bëri. Nxori mbi tryezë iPad-in dhe luante me qetësi, në fshehtësi, ndërsa Merkel iu kërkonte deputetëve të jepnin votën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›