Greqi, qeveria: Deri të dielën, finalizimi i marrëveshjes
ATHINE - Brenda këtyre ditëve pritet takimi i kryeministrit Lukas Papadimos me liderët e partive që mbështesin qeverinë, ku do të diskutohen gjithë çështjet e nxheta që përfshihen në negociatat mbi marrëveshjen për reduktimin e borxhit dhe kredinë e re të Greqisë.
Në takimin që zhvilluan dje në mbrëmje me drejtuesit e Trojkës, ministri i financave Evangelos Venizelos dhe ai i punës Jorgos Kutrumanis, u diskutuan kërkesat e kreditorëve për përmbysje radikale në regjimin e punës (paga e 13-të dhe e 14-të, pensionet suplementare, kontratat sektoriale, etj.), përmbushja e të cilave do të sjellë një reduktim të mëtejshëm të të ardhurave të punonjësve dhe pensionistëve, në masën 25%.
Për rezultatet e bisedimeve do të informohen kryeministri dhe liderët e partive që marrin pjesë në qeveri, të cilët do të marrin dhe vendimet përfundimtare.
Më herët, në takimin e partnerëve socialë u arrit marrëveshje për garantimin e pagave dhe të dhuratave, ndërsa u vendos evidentimi i pikave të pajtimit dhe të mosmarrëveshjeve në një letër të përbashkët që do t'i dërgohet kryeministri, liderëve të partive, Trojkës dhe Bashkimit Europian.
"Gjithçka do të vendoset deri mbrëmjen e të dielës, kur është edhe afati i fundit i Greqisë për të fituar bastin e dekadës së ardhshme", theksoi gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të PASOK-ut, nënkryetari i qeverisë dhe ministër i financave, Evangelos Venizelos.
Ai shtoi se negociatat për reduktimin e borxhit në esencë kanë përfunduar.