E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, probleme në rrugë e komunat e thella

Foto Ilustruese

Situate problematike ne disa akse te vendit dhe disa komuna te bllokuara per shkak te reshjeve te bores.

Bora ka zbardhur nje pjese te mire te zonave ne veri e jug te vendit.

Në qytetin e Korcës trashësia e dëborës arrin në 25 cm.

Nderkohe, si ndodh gjithnje ne mot te tille, komuna si Dardha apo Vithkuqi janë të bllokuara. Probleme ka shenuar mengjesi i sotem ne aksin Korcë-Pogradec në Grabovicë.

Jo me pak e lehte paraqitet situata ne Qafë Thanë, Qafë Plloc, në aksin Korcë Kapshticë, ku kalimi bëhet vetëm me zinzhirë.

Vështirësi kalimi ka në akset Qafë Mali-Fierzë, Qafë Mali-Kukës. Malesia e Madhe vazhdon te jete e mbuluar nga bora, nderkohe qe rruga që të çon drejt Vermoshit është e kalueshme vetëm për mjetet e mëdha.

Problematike mbetet rruga drejt Dukagjinit dhe Qafa e Tërthores po ashtu e bllokuar.

Vështirësi në qarkullimin e automjeteve ka në Kalanë e Dodës, në komunën Sllovë në Dibër, në disa fshatra të Bulqizës, në Martanesh dhe Trebishë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›