Shkup, një 35 vjeçar vdes në Aeroport
SHKUP- Një 35 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në parkingun e aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup. Policia e Aeroportit njoftoi se viktima është Florent Bajrami, i cili ishte duke pritur të afërmit e tij nga një vend evroperëndimor.
Në një moment derisa po qëndronte në makinën e tij “Golf” gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe menjëherë ka ndërruar jetë.
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë në këtë rast, mirëpo fatkeqësisht ato kanë konstatuar vdekjen e këtij qytetari. Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të ushtrimit të dhunës. (INA)