Kuvend, sot votohet për kandidaturën e Igli Totozanit për Avokatin e Popullit
(I përditësuar)- Në seancën e sotme të Kuvendit do të votohet për kandidaturën e Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Dje komisioni i Ligjeve aprovoi kandiaturën e Igli Totozanit në këtë post.
Përfaqësuesit e mazhorancës e kanë konsideruar si një përzgjedhje politike Ata theksuan dje se do ta mbajnë fjalën e dhënë, duke aprovuar kandidimin e propozuar nga Partia Socialiste.
Sot do të diskutohet dhe për propozimin e PS-së për ndryshime në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Dy ditë më parë Komisioni i Ekonomisë e rrëzoi propozimin e PS-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore.
***********
Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturën e Igli Totozanit për Avokat të Popullit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe kandidati i PS-së, Igli Totozani, i cili raportoi rreth eksperiencës së tij personale përpara deputetëve.
Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar vizionin e Totozanit për drejtimin dhe strategjinë e punës së këtij institucioni. Ndër të tjera, ai theksoi se do të punojë për një institucion të pavarur.
Kandidatura e tij u konsiderua politike nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë të mazhorancës. Ndërkohë deputetët e opozitës kanë reaguar duke theksuar se Totozani nuk ka qënë për asnjë ditë në strukturat e Partisë Socialiste.
Kandidatura e Totozanit pritet të votohet në seancën e ardhshme plenare. Për miratimin e tij si Avokat i Popullit nevojitet 84 vota.
**********
Komisioni ad-hoc zgjedh Igli Totozanin për Avokat i Popullit
Igli Totozani, lindur në Tiranë në 1973 është djalë i një familje mjekësh të njohur në kryeqytet. Nëna e tij Drita Osmanlliu, e familjes së vjetër tiranase të Osmanlinjve, është profesore e Anatomisë prej gati 50 vjetësh. Babai, Dragush Totozani, doktor i shkencave është mjek psikiatër, një nga themeluesit e katedrës së psikiatrisë në Shqipëri.
Denis Dedej
Partia Socialiste do ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë Igli Totozanin si kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit. Juristi dhe publicisti i njohur është përzgjedhur nga komisioni ad-hoc i ngritur në selinë rozë, i cili ka vlerësuar kandidaturat e ardhura për një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Fitues publik dhe i deklaruar i garës është Igli Totozani, ka një CV të pasur, të shoqëruar me tregues domethënës të aktivitetit shoqëror, shkencor, akademik. Është po ashtu një qytetar aktiv në jetën dhe debatet publike,- tha dje komisioni ad-hoc në lidhje me emrin e kandidatit për Avokat të Popullit.
Pas një procesi që ka zgjatur për disa ditë dhe i ndarë në disa faza, ashtu siç ishte parashikuar, në orën 15:30 të ditës së djeshme komisioni ka shpallur emrin e kandidatit. Për këtë proces janë paraqitur 33 kandidatura, nga të cilët 12 u përzgjodhën për dëgjesën publike dhe në fund u vendos që emri i Igli Totozanit ti propozohet për miratim Kryesisë së PS dhe më pas grupit parlamentar socialist. Mbledhja e këtij forumi, një prej më të rëndësishme në selinë rozë, është përcaktuar për paraditen e sotme në orën 11:00. Pas zyrtarizimit të kandidaturës, grupi i PS do të firmosë të martën propozimin për ta dërguar në Kuvend.
Për kandidaturën finale procesi është ndarë në seleksionim, nga 33 në fillim, 12 që u dëgjuan, më pas 6 dhe pastaj mbetën 3 kandidatura. Në fund, me shprehjen e konsideratës më të lartë për të 12 kandidaturat e dëgjuara publikisht, Komisioni Përzgjedhës vendosi ti përcjellë Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist kandidaturën e zotit Igli Totozani.,- bëri të ditur vendimin e komisionit, Eglantina Gjermeni.
Komisioni: Pse zgjodhëm Totozanin
“Gjykojmë se z.Totozani ka formim të plotë intelektual dhe aftësi të spikatura qytetare për të mbajtur me dinjitet pozicionin e Avokatit të Popullit, cilësitë e nevojshme të personalitetit që të luajë me profesionalizëm e me dinjitet rolin e mbrojtësit të lirive dhe të të drejtave të qytetarit, përmes ushtrimit me kompetencë të të gjithë përgjegjësive dhe prerogativave që ka përcaktuar Kushtetuta e Shqipërisë,- thuhet në raportin e komisionit ad-hoc prej 7 anwtarwsh. Nw raport theksohet se formimi profesional dhe ndjeshmëria sociale e vënë re qartazi në prezantimin e tij treguan se kandidati ka perceptim të plotë dhe vizion të qartë për misionin e Avokatit të Popullit, për pozicionin, detyrat dhe përgjegjësitë e këtij institucioni. Niveli i lartë i shkollimit të vazhduar akademik, universitar dhe postuniversitar, si dhe angazhimet e shumta qoftë në administratën shtetërore, në gjirin e shoqërisë civile apo në rrethet e botës akademike si mësimdhënës, së bashku me qëndrime të spikatura publike sidomos për çështje të demokracisë, lirive e të drejtave, janë mjaft bindëse për faktin se Igli Totozani është në lartësinë e detyrës së Avokatit të Popullit, – vijon më tej raporti i komisionit ad-hoc. Grupi përzgjedhës ka shprehur mendimin se Igli Totozani ka gjithashtu një figurë të mirë morale. Sipas tyre, ky është element me shumë rëndësi, që forcon besimin se ai i ka të gjitha mundësitë të çojë përpara ndërtimin e sistemit të vlerave humane dhe përgjegjësisë qytetare që duhet të ketë Institucioni i Avokatit të Popullit.
Më tej, komisioni vlerëson se daljet e tij publike në një vijimësi tw mjaftueshme kohore si qytetar e intelektual i pavarur, si edhe analizat dhe interpretimi i problemeve të jetës politike e sociale, janë një kornizë që e bëri të plotë bindjen e krijuar gjatë prezantimit mbresëlënës tw z.totozani në dëgjesën publike.
Vizioni i tij për misionin, funksionimin, strukturën dhe përmirësimet eventuale që duhen bërë për ta bërë institucionin e Avokatit të Popullit sa më aktiv, dinamik dhe performues, tregojnë se ambicia e Igli Totozanit për këtë detyrë është një synim i madh qytetar dhe publik për të bërë një punë me vlerë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, duke e afruar këtë institucion më pranë qytetarit po edhe standardeve europiane, – nënvizojë anëtarët e komisionit në vlerësimin e tyre.
Në përfundim të vendimit thuhet se kandidatura e Igli Totozani rezultoi fituese në të gjithë etapat e procesit të përzgjedhjes si kandidatura më e përshtatshme ndër kandidaturat shumë të mira që konkurruan për ta kryer me nder këtë funksion të rëndësishëm kushtetues. Vendimi i komisionit ad-hoc sëbashku me vlerësimin për fituesin e konkurrimit publik për Avokatin e Popullit do ti dorëzohet Kryesisë së PS.
OSBE: Shpresojmë një vendim të shpejtë të Kuvendit
OSBE ka përshëndetur zgjedhjen e kandidatit të Partisë Socialiste për pozicionin e Avokatit të Popullit. Në një komunikim për mediat, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ka shprehur dje vlerësimin e tij për këtë proces. I përshëndes hapat që janë hedhur kohët e fundit, si dhe procesin e Partisë Socialiste për kandidatin për postin e Avokatit të Popullit. Ky është një hap kyç për plotësimin, më në fund, të këtij institucioni, pas mbetjes bosh që në fillim të vitit 2010, në mënyrë që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë sërish me efikasitet të plotë, – deklaroi ambasadori i OSBE-së.
Shpresoj që Kuvendi të marrë një vendim të shpejtë, në lidhje me emërimin e Avokatit të ri të Popullit, i cili do të kontribuojë efektivisht në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në marrëdhënie me administratën publike, – apeloi ambasadori Volfarth.
Rama: Avokat për Popullin jo për pushtetin
Pak minuta pas publikimit nga komisioni të fituesit të garës për Avokatin e Popullit, edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përshëndetur procesin e zhvilluar. Shqiptarët sapo panë një provë se PS ësht