E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e fundit, sot votohet Avokati i Popullit

TIRANE- Parlamenti i Shqipërisë do të mbyllë sot sesionin për vitin 2011 me votimin e Avokatit te Popullit dhe nje sere projektligjesh qe pritet të ngjallin diskutime midis maxhorancës dhe opozitës.

Debate pritet të ngjallin dy nismat e depozituara nga Partia Socialiste për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për disa produkte ushqimore dhe energjisë elektrike. Draftet e opozitës janë rrezuar nga Komisioni i Ekonomisë disa ditë më parë dhe pritet të pësojnë të njëjtin fat në seancën e fundit të Kuvendit për shkak të mungesës së numrave.

Deputetët e shumicës gjatë diskutimeve në komision e kanë cilësuar propozimin e heqjes së TVSH-së të padrejtë, pasi kërkohet favorizim i kompanive në treg. Sipas nismës së PS-së, produktet bazë si mielli, buka, qumështi, veza të tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10%, duke filluar nga data 1 janar 2012. Parlamenti do të miratojë dhe aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2012.

Në këtë akt normativ të qeverisë autorizohet Korporata Elektoenergjetike Shqiptare të marrë një kredi rreth 45 milionë dollarë, për të përballuar importin e energjisë gjatë periudhës së dimrit. Deputetët e PD-së e votuan aktin normativ ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, çka i mundëson KESH-i marrjes së kësaj kredie, që synon të garantojë furnizim pa kufizime të popullsisë me energji, ndërkohë që deputetët e PS-së votuan kundër, duke argumentuar se shkak i vështirësisë financiare është vetëm keqmenaxhimi.

Projektligji për mbikëqyrjen elektronike të të burgosurve do të jetë një tjetër pikë që pritet të ngjallë debate. Drafti parashikon që nga 1 prilli i vitit të ardhshëm dhe për vitin 2012 do të jenë 300 çipa elektronikë që do të jenë të disponueshëm për personat që do të dënohen me vendim gjykate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›