Borchard: Opozita të hyjë në parlament
Në një intervistë televizive ditën e djeshme, ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë, z. Borchard deklaroi se opozita duhet të jetë në Parlament për reformat e rëndësishme. Përsa i përket kushteve të vëna nga opozita për të hyrë në parlament, z. Borchard tha se jo të gjitha kushtet ishin në kundërshtim me ligjin.
Sipas tij, vendet anëtare të BE-së i kanë rekomanduar partive në Shqipëri për një dialog politik konstruktiv për të zgjidhur problemet e hasura në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai foli edhe për nevojën e pranisë së opozitës në parlament për plotësimin e shumicës së cilësuar për reformat në fushën e drejtësisë.
Sipas Borchard, Gjermania e mbështet fuqishëm Shqipërinë në proceset e saj integruese dhe se pranimi i vendit tonë në këtë bashkim është çështje strategjike për të dyja vendet.
Sipas tij, trajtimi nga ana e BE-së të kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat është ende pa u marrë në shqyrtimin dhe diçka e tillë do të bëhet pas diskutimit të raportit të OSBE/OD?IHR-it në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit.