Pranga 25 vjeçarit, akuza për vrasje në tentativë

Në kuadër të operacionit të koduar "Tujani" i realizuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Burrelit, u mundësua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit Ruzhdi Pupla, lindur dhe banues në fshatin Shlli të Dibrës.
Arrestimi i tij u krye pasi sepse dje në Paskuqan, u kap në flagrancë duke tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë një person.
Dyshohet se motiv kryesor për këtë ngjarje, ka qenë ndarja nga e dashura e autorit të dyshuar, kurse i dëmtuari është babai i ish-të dashurës së tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë tip Zastava 635, dhe dy fishek me kapsollë, për të cilën dyshohet se do të kryente krimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim" mbetur në tentativë dhe të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".