E Diel, 1 Nëntor 2026

Borchardt: Zgjidhnikrizën, plotësonikriteret për vizat

GJIROKASTËR- “Duhet dialog mes palëve” ka qenë mesazhi i ambasadorit gjerman Gerard Borshard nga Gjirokastra në lidhje me krizën politike në vend.
Borchardt u bëri thirrje dy forcave politike të zgjidhin mosmarrëveshjet që janë shfaqur pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, që sipas tij, është në dobi të konsolidimit të sistemit të demokracisë.
"Presim që të dy palët të ulen në tryezë për të zgjidhur ngërçin politik", tha Borchardt.

Ambasadori gjerman ka folur dhe për liberalizmin e vizave duke thënë se tashmë Shqipërisë i janë caktuar kushtet dhe kriteret.

"Përmirësimi i infrastrukturës së sistemit të deportimit të emigrantëve (riatdhesimi), lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë dy kërkesat që qeveria shqiptare duhet t’i përmirësojë deri në fund të sezonit të verës", tha Borchardt.

Ambasadori gjerman nënvizioi se Komisioni Europian, në fillim të shtatorit, do të rishikojë në terren përmirësimin e kushteve dhe më më pas do të vendosë për liberalizimin e vizave me afat të shkurtër.
"Lufta kundër krimit të organizuar është një element shumë i rëndësishëm për përafrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian", shtoi ai.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›