Kontrolli i autostradaveme foto radarë, gjobadërgohet në shtëpi
TIRANE- Nëse tejkaloni shpejtësinë në autostradë, keni taksa apo gjoba të papaguara nuk do të kontrolloheni nga policë rrugorë, por gjoba bashkë me një fotografi të mjetit do tju vijë direkt në shtëpi.
Përgjatë autostradave por edhe rrugëve me trafik të rënduar do të vendosen radarë dhe paisje të teknologjisë së fundit, të cilët identifikojnë në kohë rekord të gjithë shkelësit e ligjit.
Struktura përgjegjëse për këto paisje është njësia operacionale e kontrollit të autostradave e cila u inaugurua nga ministri i Brendshëm Lulëzim Basha dhe do të drejtohet nga Krenar Ahmeti.
“Të identifikojmë shkelësit e rregullave në trafik, mospaguesit e gjobave, mospaguesit e taksave ndaj shtetit vetëm duke identifikuar targën e automjetit. Është pajisur me 8 radarë modernë të cilët bëjnë të mundur identifikimin e 5-6 automjeteve shkelëse të rregullave të qarkullimit, brenda një minute. Në mënyrë automatike bëhet identifikimi i shkelësit, dërgimi i masës sipas kodit rrugor dhe në mënyrë të përhershme bëhet autitimi i paisjes cka bën të mundur transaprencën e plotë të këtij shërbimi. Po kështu kemi një sistem të transmetimit online të këtyre të dhënave dhe të dërgimit të gjobës pranë adresës së shkelësit” theksoi ministri Basha.
Për momentin , kjo sipërmarrje e Ministrisë së Brendshme duket e vështirë për tu realizuar, në kushtet kur ende nuk ka përfunduar sistemi i adresave. Por për ministrin Basha funksionimi i kësaj njësie dhe teknologjisë që ajo do të përdorë do të ulë numrin e aksidenteve dhe viktimave në rrugë, që rritet ndjeshëm vecanërisht gjatë periudhës së verës.
(e.n/news24/BalkanWeb)