Plazhi i Velipojësmungojnë hapësirat publikeankohen pushuesit
SHKODER- Vija bregdetare e Veliopjës me gjatësi prej rreth 10 kilometra, këtë sezon ndryshe nga gjithë vitet e tjera është thuajse e mbushur me shezlone. Në pjesën më të madhe të saj sheh vetëm rrethime apo parcela të krijuara nga subjektet private, duke mos lënë hapësira publike. Sipas pushuesve kjo situatë është e padrejtë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi të paguajnë cmimet e cadrave të cilat variojnë nga 300 deri në 500 lekë. Ndërkohë për pushuesit mbetet problem mungesa e pastërtisë apo edhe ambienteve publike për argëtim.
Ndërkohë kreu i komunës paralajmëron se shumë shpejt do të nisë aksioni për lirimin e plazheve publike.
Zaptimi i bregdetit të Veliopojës nga shezlonet private ishte temë diskutimi edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës që ngjalli mjaft debat mes këshilltarëve të forcave politike. Këshilltarët e majtë i kërkuan Këshillit Bashkiak që të reagojë zyrtarisht përmes një shkrese drejtuar prefektit të qarkut, që komuna Velipojë të rishikojë lejet e dhëna për shezlonet dhe rishikimin e hapësirave publike për pushuesit ditorë dhe rezidencialë që nuk kanë kushte ekonomike për përballimin e kostove të shezloneve.
(e.n/News24/BalkanWeb)