Lohan: OJQ-të në Shqipëri shihen me skepticizëm
TIRANE- Organizatat jo fitimprurëse në Shqipëri shihen me skepticizëm nga qytetarët. Shqetësimi këtë herë ka ardhur nga kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan gjatë publikimit të raportit të shoqërisë civile mbështetur nga zyra e PNUD në Tiranë. Sipas ambasadorit Lohan, qytetarët shqiptarë i shohin organizatat jofitimprurëse si burim fitimi.
“Axhenda e organizatave të shoqërisë civile nxitet nga donatorët. Kështu që duhet të kemi një financim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të këtyrë organizatave. Një prej mangësive kryesore të këtyre organizatave është skepticizmi i qytetarëve në impakti e shoqërisë civile. Në indeksin e publikuar vihet re se këto organizata perceptohen si burim fitimi ndërkohë që duhet ti kushtohet më shumë vëmendje impakti që ato kanë në shoqërinë civile. Skepticizmi i përhapur tek qytetarët ndaj angazhimit dhe opinioni mbizotërues se ndryshimi vjen nga lart duket se janë pasojë e shqetësimeve në lidhje me qeverisjen e shoqërisë civile, por edhe me nivelin e ulët të besimit tek proceset dhe aktorët politikë bërës” theksoi Lohan.
Ndërsa përfaqësuesja e përhershme e PNUD në Shqipëri tha se të dhënat e këtij studimi do të ndihmojnë në aksionet e ndryshme në mbështetje të forcimit të rolit të shoqërisë civile për përmirësime në qeverisje, fuqizimin e qytetarëve, përfshirjen sociale, pjesëmarrjen dhe politika të orjentuara drejt qytetarit.
(e.n/News24/BalkanWeb)