E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës ulet në 231 lekë/litër

 

Bordi i Transparencës vendosi uljen e çmimit të naftës në pikat e tregtimit me pakicë nga 237 lekë për litër që ishte, në 231 lekë për litër, për periudhën 1-2 prill.

Në mbledhjen e djeshme, Bordi vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Bordi i Transparencës miratoi çmimin tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 1-2 prill. Konkretisht çmimi i naftës me shumicë do të jetë 219 lekë/litër, çmimi i benzinës 200 lekë/litër dhe çmimi i gazit të lëngshëm 103 lekë /litër.

Ndërsa çmimet tavan të tregtimit me pakicë janë: nafta do të tregtohet me 231 lekë/litër, benzina me 212 lekë/litër dhe gazi i lëngshëm me 115 lekë/litër.

Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të tjetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrialë çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datat 1 dhe 2 prill, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›