E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 195 lekë/litër

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:20.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Ndërkohë për benzinën çmimi do të jetë jo më shumë se 182 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Bordi thekson se çmimet do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ndërkohë që Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›