E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike, Topi pret sot Edi Ramën

Takimi do të zhvillohet sot rreth orës 11:00 në selinë e presidencës, ku pritet të diskutohet për situatën politike dhe kapërcimin e ngërçit të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit.

Duket se kreu i shtetit ka nisur lëvizjen e tij për të arritur një kompromis midis maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit ka bojkotuar seancat parlamentare që pas zgjedhjes së deputetëve të rinj. Presidenti Topi deklaroi dje se palët duhet të nisin dialogun, por theksoi se presidenti nuk mund të ndërhynte.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›