E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Borgjezi fisnik”, ne Teatrin e Korces

Aktoret e teatrit “Cajupi” kane nisur provat per te rinisur sezonin artistik. Ne tavoline kane "Borgjezin fisnik" te Molierit. Kjo komedi do te cel sezonin e ri artistik. Regjia i eshte besuar regjisorit te ri Erjon Isai, i cili per publikun njihet si aktor i suksesshem humori. Skenari eshte ndryshuar dhe pershtatur ne menyre te tille, qe spektatori te gjeje mes rreshtave te Molierit, fryme dhe situata tipike shqiptare. Rol kryesor ne kete komedi ka edhe Zamira Kita e cila eshte njeherazi edhe drejtoreshe e Teatrit te Korces. Kita prezantoi ne konferencen per mediat dhe kalendarin e sezonit te ri artistik, i cili do te nise pas dy javesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›