E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis edicioni i dyte i “Komedia-Fest” ne Gjakove

Suksesi i edicionit te pare te Festivalit te Komedise "Komedia-Fest", qe vitin e kaluar eshte mbajtur ne Gjakove, u ka mundesuar organizatoreve qe per edicionin e dyte, te bejne pergatitje edhe me te medha. “Ka kohe qe kemi filluar pergatitjet per edicionin e dyte te "Komedia-Fest" dhe mendoj se tani cdo gje eshte e gatshme per te filluar ky eveniment",- ka thene Elida Shasivari, drejtoreshe artistike e ketij festivali, para nisjes se ketij edicioni. Gjate 7 neteve, qe do te zgjase ky manifestim, publikut gjakovar do t'i prezantohen 7 trupa teatrore profesioniste nga Tirana, Vlora, Kumanova, Shkupi, Prishtina, Mitrovica dhe trupa teatrore e qytetit organizator, Gjakoves. Nje element i ri, qe do te aplikohet ne kete edicion te "Komedia-Fest" jane takimet e publikut me ikonat e komedise shqiptare. Mysafiri i pare i ketyre takimeve, sic ben te ditur organizatori, eshte aktorja jone e njohur, Leze Qena. I tere manifestimi do te percillet me aktivitete te tjera te pasura muzikore e artistike dhe me hapjen e ekspozites se artisteve figurative te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›