Marseja kërkon zëvendësues për CanënSipas omplanete.com, një faqe interneti e afërt me Marsejës, flitet se mesfushori shkatërrues kamerunas M’Bia shihet edhe si një nga prioritetet e nënkampionëve të Francës

Lorik Cana shihet gjithmonë e më larg Olimpikut të Marsejës, teksa pista “Hamburg” është më e kuotuara. Madje klubi francez po punon me ritëm të larë për të gjetur zëvendësuesin e ndërkombëtarit shqiptar. Sipas omplanete.com, një faqe interneti e afërt me Marsejës, flitet se mesfushori shkatërrues kamerunas M’Bia shihet edhe si një nga prioritetet e nënkampionëve të Francës. Në një anketë që Omplanete.com kishte organizuar me tifozët për skuadrën ideale dhe lojtarin më të mirë, Lorik Cana gëzonte 72% të mbështetësve (rekordmen portieri Stiv Mandanda me 99.9%), teksa theksohej se loja e shqiptarit në mesfushë kishte pësuar pak rënie. Në fakt, trajneri i ri i Marsejës, Didier Deshamps, nuk është se e ka shumë qejf Lorik Canën, të paktën me ato që ka shkruar media franceze.
E Merkure, 24 Qershor 2009