Boris Tadic: Ndarja e Kosovës është e pamundur
BEOGRAD- Presidenti Serb Boris Tadic deklaroi se plani i tij katër pikësh për Kosovën është realist dhe se është detyrë e tij që të bindë fuqitë e mëdha rreth këtij plani dhe se ndarja e Kosovës është e pamundur.
“Cdo gjë për të cilën bien dakord shqiptarët në Kosovë dhe Serbët në Beograd mund të zbatohen vetëm nëse fuqitë e mëdha japin miratimin e tyre”, deklaroi presidenti serb për televizionin Al Xhazira.
Tadic deklaroi se plani i tij synon zgjidhje për shkak se ndarja e Kosovës është e pamundur dhe se fuqitë e mëdha janë kundër saj.
Sipas tij plani i tij katër pikësh është prezantuar në pothuajse cdo kryeqytet, ku bëhet politika botërore dhe përgjigja sipas tij nuk ka qenë positive, por negative. Ndërkohë sipas gazetës Kosovare Zëri plani katër pikësh i Tadiç sugjeron krijimin e një lloj Republika Serbska në veriun e Kosovës.
Në fakt tre nga katër pikat e propozuara nga Boris Tadiç kanë ngjashmëri të madhe me ato që ofrohen për serbët në Pakon e Ahtisaarit. Sidoqoftë, pika e tretë flet për veriun e Kosovës përmes të cilës kërkohet krijimi i entiteteve të veçanta për komunat e veriut, e të cilat së bashku do të quheshin edhe zyrtarisht si “Veriu i Kosovës”.
(el.me/news24/BalkanWeb)