Vrasjet në kryeqytet, shkarkohet Drejtori dhe 2 nën/drejtorët
TIRANË- Vrasjet e dy femrave që tronditën dy ditë më parë kryeqytetin kanë sjellë një furtunë shkarkimesh dhe ndryshimesh në postet më të larta të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Kështu shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça dhe në vend të tij emërohet, Bernard Çaushaj. Muça transferohet në Akademinë e Rendit, ku do mbajë postin e kancelarit.
Arjan Kurti emërohet zëvendës/drejtor në vend të Dorian Muçës. Ky i fundit emërohet shef i seksionit të Pastrimit të Parave. Gazmend Hamitaj është emëruar gjithashtu në pozicionin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës.
Ndryshime edhe në policinë e Vlorës, Korcës dhe të Dibrës. Kështu, Gjergj Jorgo ish zëvendësdrejtor në Policinë e Tiranës emërohet shef i FLO. Ylli Metko emërohet drejtor i Policisë së Korçës. Artan Cuku emërohet drejtor i Policisë së Vlorës. Shemsi Premci emërohet drejtor i policisë së Dibrës.
Situata e rëndë e kriminalitetit është bërë shkak për një takim mes Drejtuesve të Policisë së Tiranës dhe zyrtarëve të Policisë së Shtetit. Takimi u shoqërua me një analizë të hollësishme dhe me marrjen e masave konkrete për drejtuesit.
VRASJET
Dy femra u vranë mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet në një hark kohor të shkurtër nga njëra tjetra, ndërsa ende nuk ka një autor të arrestuar për to. Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve u gjet e vdekur rreht orës 18:40 pak metra larg banesës së saj me tre plumba pistoletë në gjoks, ndërkohë Megi Jokiçi, 25-vjec u qëllua rreth orës 21:30 dhe humbi jetën në spital si pasojë e plumbave të marra në nofull.
(el.me/BalkanWeb)