Borko: Me Kosovën s’nënshkruajmë marrëveshje
Shefi i ekipit të Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borko Stefanoviq ka thënë se nuk do të nënshkruajë kurrfarë marrëveshje me përfaqësuesit e ekipit kosovare, por vetëm se marrëveshjet e arritura do t’i implementojnë qeveritë, ndërsa do të mbikëqyren nga BE-ja.
“Asnjë nuk do të nënshkruhet, sepse kjo nuk është formë e marrëveshjes, por, përpos kësaj, të gjitha marrëveshjet çojnë në drejtim të Brukselit”, ka thënë Stefanovic për gazetën Politika, lidhur me paralajmërimet e medieve se mund të nënshkruhet një marrëveshje për lëvizje të lirë para arritjes së përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton në Beograd dhe Prishtinë.
Me këtë rast, Stefanoviq dha shenja të mira sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa, sipas tij, është arritur progres edhe në çështjen e kadastrës, librave amë dhe me çështjen e telekomunikacionit.