E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në samitine Varshavës, Tadiçrefuzon pjesëmarrjen

PRISHTINE- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të prezantojë Kosovën në samitin e Shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj.

Samiti i cili pritet të mbledhë krerë shtetesh nga shumë vende të botës do të ndiqet dhe nga vetë Presidenti amerikan, Barak Obama. Ndërkohë që do të mungojë presidenti serb, Boris Tadiç.

Mediat serbe bëjnë të ditur se presidentja e Kosovës është ftuar edhe zyrtarisht për ta përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur, me të drejta të plota sikurse edhe shtetet tjera
pjesëmarrëse dhe kjo kundërshtohet nga Serbia.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›