Thaçi: Kosovapo fuqizon përditëtë ardhmen evropiane
PRISHTINË- Perspektiva evropiane e Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër, tha sot kryeministri Hashim Thaçi në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian, në të cilin u diskutua progresi i institucioneve të vendit në përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe standardeve evropiane.
"Pas çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, para vetes kemi prioritetin e ardhshëm: zbatimin e axhendës evropiane, e cila nuk kërkon negociata, por rezultate”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se sot Kosova është duke kaluar në një periudhë reformatore në të gjitha aspektet, qoftë politike, ekonomike apo të legjislacionit.
Ai vlerësoi se Kosova është më e konsoliduar se kurrë ndonjëherë, me vizion shumë të qartë evropian, me qeverisje të mirë, me mentalitet evropian.
"E ardhmja evropiane, është vullneti i qytetarëve të Kosovës, është vizioni ynë dhe ne jemi të bindur dhe të sigurt në të ardhmen shumë të qartë evropiane të Republikës së Kosovës", tha Thaçi.
(m.a/BalkanWeb)