Borko Stefanoviq viziton Prishtinen

Gjate kohes se zoti Stefanoviq zhvillonte biseda me zevendeskryeministrin e Kosoves Hajredin Kuci ne ndertesen e qeverise dhjetera aktiviste te levizjes Vetvendosja thyen me gure xhamat e stacionit te policise dhe demtuan disa makina qeveritare. Policia speciale perdori gazin lotsjelles per te shperndare turmen dhe gjate intervenimit mesohet qe disa protestues te jene lenduar po ashtu si edhe disa police.
Takimet e zotit Stefanoviq me perfaqesuesit e qeverise se Kosoves zevendeskryeministrin Hajredin Kuci dhe shefen e delegacionit kosovar Edita Tahiri iu jane shmangur mediave. Kjo per faktin qe protokolli i nje vizite zyrtare obligon qe gjate paraqitjes para mediave ne sfond duhet te shiheshin flamujt e te dyja shteteve ne kete rast Kosoves dhe Sebise dhe kjo ka qene arsyeja pse zyrtari nga Serbia dhe perfaqesuesit e qeverise se Kosoves nuk u paraqiten para mediave.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edita Tahiri
Megjithate merret vesh se ne kete takim eshte diskutuar per zgjidhjet e mundshme te ceshtjeve qe jane diskutuar deri tash ne Bruksel qe kane te bejne me telekomunikacionin elektroekonomine dhe levizjen e lire.
Vizita ne Kosove e zyrtarit serb Borko Stefanoviq dhe takimet e tij me perfaqesuesit e qeverise se Kosoves kesaj radhe nuk jane ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian.
Perfaqesuesi i BE-se ne Kosove Fernando Gentilini vetem e ka pershendetur viziten e zyrtarit serb ne Kosove.Mendoj se eshte nje gje pozitive qe zoti Stefanoviq vjen ne Prishtine. Mendoj se dialogu eshte nje rruge per te zgjidhur gjerat dhe mendoj se me kete Kosova tregon se eshte e perkushtruar dhe e angazhuar ne dialog thote Fernando Gentilini.
Edhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e ka mirepritur viziten ne Kosove te zotit Stefanoviq duke thene se kjo vizite shenon nje hap perpara drejt marredhenieve te mira ndermjet Kosoves dhe Serbine.Mund te them se eshte nje fillim i njohjes de jure nga Serbia per Republiken e Kosoves. Ne te ardhmen e afert mund te ndodhe lehte qe edhe zyrtaret e Kosoves ta vizitojne Serbine. Kjo eshte ne te mire te dy shteteve tona dhe dy popujve tane per te ardhmen tone te nje fqinjesie te mire ne menyre qe te jemi pjese e NATO-s dhe Bashkimit Evrpian thote kryeministri Hashim Thaci. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndertesa e qeverise se Kosoves Prishtine
Vizita ne Kosove e shefit te delegacionit te Serbise ne bisedime me Kosoven Borko Stefanoviq eshte kundershtuar nga partite politike opozitare te cilat kete vizite e kane cilesuar si provokim dhe fyrje per institucionet e Kosoves.
AutorBekim Shehu
RedaktoiAida Cama