Borshi nje oaz i harruar

Përtej saj një imazh tjetër, krejtësisht i kundërt.
Sezoni turistik do te gjeje serish nje ishull plotesisht te harruar ne jugun e Shqiperise. Mes zonave te shumta ku investimet ne keto 20 vjet nuk kane munguar te medha a te vogla qofshin, i vetmi qe ka bere rruge te kundert nga pjesa tjeter eshte Borshi. Ky oaz me vijen bregdetare me te gjate ne detin Jon pertej premtimeve politike te majta e te djathta nuk ka marre asgje me shume, duke u anashkaluar thuajse plotesisht ne te gjitha projektet qeveritare per zhvillimin turistik te jugut te Shqiperise.
E rrjepur plotesisht nga shtresa e betonit te kohes se komunizmit, ne nisje, rruga qe te nxjerr ne bregdetin e Borshit duket thuajse nje pike kufitare qe ndan kete zone nga pjesa tjeter e fshatrave te jugut. Qindra metra qe duken pafund mes gropave e pluhurit e qe nuk kane asnje lidhje me nje zone turistike.
“Komplet qe ne Dhermi gjer tek shpella e Lukovës, gjithe plazhet me dalje ne det, u asfaltuan u rregulluan. Për Borshin po na genjejne po na mashtrojne, do behet sot do behet neser dhe s’po bëhet, ti shiko vete xhaden”, shprehet Seit Xhani.
Vija bregdetare duket e harruar mes mbetjeve te lokaleve te braktisur, bunkereve qe pasojne njeri-tjetrin e rruges qe tashme behet e veshtire per tu dalluar.
E kote te kerkosh qofte edhe investimin me minimal, dora e shtetit nuk duket askerrkund. Godina te rrenuara te kohes se komunizmit jane reliket e vetme te nje kohe kur dikush kujtohej edhe per kete zone. Nga shtepia e pushimit te femijeve jetime kane mbetur tashme vetem muret e lehtesuar nga catia e tjegullat.
“Borshi ka ngelur ne vend sic doli nga monizmi ka ngelur dhe me keq, po ecen dhe me poshte”, thotë Qetësor Marku.
Mes zallamahise, kaosit të pronave e braktisjes shteterore, borshiotet perpiqen te mbijetojne me mikepritjen e turizmin familjar qe afron cdo sezon te pakten 10 mije a me shume pushues. Shume banore mendojne se izolimi 20 vjecar i ketij fshati eshte rezultat i nderthurjes se papergjegjshmerise se pushtetit lokal të majte a të djathte, me pengesat e tjera te ngritura sipas tyre edhe per shkak te perkatesise fetare te Borshit.
“Eshte fshati me turistik qe mban nga 10 deri ne 15 mije pushues ne cdo 15 ditesh, ka ngelur pas dore nga investimet se eshte i vetmi fshat musliman ne gjithe bregdetin. Ne si banore te Borshit kete synojme duam te jetojme edhe ne si gjithe te tjeret ne qyteterim”, shprehet Qetesor Marku.
Mungesa e nje plani rregullues ka bere qe ndertimet te behen pa projekte e sikur te mos mjaftonte banoret thone se Borshi vuan mungesen e ujit te pijshem, dhe gjate sezonit turistik ka edhe probleme me energjine elektrike per shkak te tensionit te ulet.
Me Borshin natyra eshte treguar e pakursyer ndryshe nga indiferenca e pushtetit per kete zone e qe lexohet me mire se kudo ne pjesen e poshte te fshatit, ku nuk gjen qofte edhe nje park modest e aq me pak ndonje kend sportiv.
Nga ish burgu kominist i Borshit nuk ka mbetur asnje shenje e vetme. Banoret e rinj qe jane strehuar prej 20 vitesh ne godina e te ardhur nuk dihet sesi nga cepi tjeter i Shqiperise, bejne nje krahasim te dhimbshem te kesaj zone me ato me te thellat ne veri te vendit.
“Ky vend qe eshte ketu eshte i rralle ne bregdet po ky vend sic eshte bere puna deri tani eshte sikur me qene atje ne zonat e mija ne Iballe te Pukes”, deklaroi Dede Zefi.
Ne kete realitet Borshi duket i zene nen hijet e fshatrave te tjere te jugut, por edhe te ishujve greke qe here shfaqen e here mbulohen nga rete diku ne horizont.
Asgje nuk ndryshon edhe ne pjesen e siperme te fshatit, rruge te pashtruara e njerez qe ecin kuturu mes makinave qe ngjisin me veshtiresi rrepirren e forte.
“Në Jale qe ka 50 metra plazh dhe jo 7 km plazh ketu, pa shiko cfare ndertesa behen, cfare do te vijne, vijne turistat edhe kercisin dhe ikin se nga rruga nuk futen dot brenda”, thote nje banor.
E tashmja dhe e shkuara mes te njejtit fat jane shkrire ne menyre thuajse te pandashme. Historia nuk mund te ishte ndryshe nga realiteti i sotem i Borshit, që eshte shperfillur e hedhur tej si nje placke e pavlere. Rruga per kembesore qe te con ne kala, e inaguruar jo shume kohe me pare eshte care tej e pertej, ndersa vete kalaja qe daton ne shekullin e trete apo te katert para eres sone, ofron nje imazh sa magjepes per shkak te pozicionit aq edhe te dhimbshem si pasoje e mos mirembajtjes.
Xhamija qe ngrihet brenda kalase se Sopotit nje nder me te vjetrat e jugut te Shqiperise, thuajse mezi mbahet ne kembe, mes mureve qe duket sikur do te zene poshte nga casti ne cast.
Me malet e larte nga njeri krah, mes ullishteve e rrugeve te shkaterruara, bunkereve, historive te lashta, banoreve, reve te pluhurit qe ngrihen mes banesave, e bregdetit qe behet njesh me qiellin, mes kontrasteve te forta e premtimeve te pambajtura te politikes se madhe shtrihet Borshi, perla e harruar e jugut te Shqiperise.