E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS denoncon të tjera manipulime me listat zgjedhore

Partia Socialiste ka denoncuar gjatë ditës së sotme të tjera manipulime me listat zgjedhore. Këtë herë bëhet fjalë për njësinë nr. 10 në Tiranë.

Kandidatja e opozitës në këtë njësi, Enada Alikaj, ka thënë se përfaqësuesit e mazhorancës në këtë njësi, kanë bërë manipulime të hapura, duke regjistruar votues që nuk i përkasin kësaj zone.

Deputetja e PS-së, Ledi Shamku, ka thënë se në listën e votuesve të njësisë nr.10 në Tiranë janë konstatuar të paktën 140 persona që nuk i përkasin kësaj njësie, ndërsa 40 persona të tjerë, të cilët banojnë pikërisht në këtë zonë, nuk e kanë emrin në listat e zgjedhësve.

Partia Socialiste prej ditësh po denoncon manipulime me listat zgjedhore, të cilët janë shtrirë kryesisht në Tiranë, ku dhe është beteja kryesore mes opozitës dhe mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›