E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusia Munchengladbah “kërkon” Rrustemin kundër Bullgarisë

Albania-sport- Siti i Borusia Munchengladbah i ka kushtuar si gjithë klubet e tjera lojtarëve që marrin pjesë në kombëtaret e vendeve respektive. "Në barazimin pa gola midis Shqipërisë dhe Sllovenisë në kualifikueset e Kampionatit Europian (Grupi G), qendërmbrojtësi i Borusias U-23, Blerim Rrustemi nuk ishte në grupin e lojtarëve. Të mërkurën e ardhshme do të takohen shqiptarët me Bullgarinë (Sofje, ora 18:00). Për "den Borussen" kjo është mundësia e ardhshme, për të luajtur për vendin e tij". Shkruan siti borussia.de.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›