Edmond Azemi fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale

Ish-kapiteni i Sigal Prishtinës dhe skuadra e tij vazhdojnë sukseset në play-offin e kampionatit islandez
Basketbollisti i kombëtares shqiptare të koshit, Edmond Azemi, dhe skuadra e tij KR Reykjavik po vazhdojnë me sukses rrugën drejt finales së play-offit të kampionatit islandez. Prishtinasi ka qenë ndër më të merituarit për fitoren e skuadrës së tij përballë Snaefell me rezultatin 82:79 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit. Azemi ka shënuar 8 pikë në këtë përballje duke qenë shënuesi i tretë më i mirë për skuadrën e tij, ndërsa ka shtuar edhe 4 kërcime, 1 asistim dhe 1 bllokadë. Skuadra e Azemit tani udhëheq 1:0 në serinë e pesë ndeshjeve gjysmëfinale dhe llogaritet si favorite për të kaluar në finale. Gjatë pjesës së rregullt të kampionatit KR Reykjavik ishte renditur në pozitën e dytë të renditje me 17 fitore dhe 5 humbje.