Siti i Hanover 96: “Shuhen shanset e Lalës për finalet e Euro 2008”

Albania-sport- Siti zyrtar i Hanover 96 ka bërë analizën e futbollistëve të saj të cilët kanë luajtur në ndeshjet ndërkombëtare të fundjavës. Në fokus ka qenë edhe kapiteni i Hanover 96, Altin Lala.
Fitore, humbje dhe barazime: këto rezultate provuan lojtarët e Hanover 96.
"Altin Lala luajti me fanellën e Shqipërisë për herë të parë si kapiten", shkruante siti i Hanover 96. "Por rezultati kundër Sllovenisë prodhoi një remi në ndeshjet kualifikuese. Me atë barazim shanset e shqiptarit për të marrë pjesë në finalet e Euro 2008 në Austri e Zvicër duken se kanë marrë fund".
Lojtari i U-21 të Sllovenisë Erik Jendrisek i cili luajti 90 minuta në ndeshjen e humbur 0-2 me Portugalinë. Hungarezi Szabolcs Huszti ktheu lojën në fitoren 2-1 me Malin e Zi.
Të martën dhe të mërkurën do të jenë gjashtë profesionistë të Hanover që do të luajnë.
27.03.07: U21 Gjermani - U21 Ceki ( Jan Rosenthal)
28.03.07: Gjermani - Danimarkë ( Robert Enke)
28.03.07: Hungari - Moldavi (Szabolcs Huszti)
28.03.07: Bulgarien - Shqipëria (Chavdar Yankov dhe Altin Lala)
28.03.07: SHBA - Guatemalë