Skela, dhe tri ditë nga debutimi me Energi

Albania-sport- Energi Kotbus është duke u përgatitur për takimin e së shtunës kundër Verder Bremen, një takim totalisht i vecantë për Ervin Skelën. Blerja e ri dimërore nuk ka mundur të luajë të plotë asnjë takim zyrtar, për shkak të sëmundejs së tij.
Para pak ditësh, Skela luajti 90 të plota me ekipin e dytë të Energi (U-23), ku arrit të shënojë një gol, ndërkohë që shënoi dhe dy të tjerë në një ndeshje tjetër miqësore.
"Unë shpresoj, se koha deri të shtunën është e mjaftueshme", tha 30-vjecari për agjensinë gjermane Sid.
Trajneri Petrik Sander do të hedhë për herë të parë në fushë qysh nga minuta e parë Skelën duke i besuar dhe rolin e regjisorit.