E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja kuqezi, në udhëkryqin e saj të zakonshëm

Nga Algen Vrapi
Nuk ishte e nevojshme qe te prisje perfundimin e ndeshjes ne "Loro Borici" te Shkodres per te bere pyetjen shqetesuese: cila eshte e ardhmja e skuadres sone kombetare. Nuk eshte zhgenjyes fakti se ndeshja per eliminatoret e "Euro 2008" me Sllovenine nuk u fitua. Madje mund te themi "fitorja me loje te keqe" qe kerkoi tekniku i perkohshem ne detyre, Kovacic do te na kishte demtuar me shume, do te kishte mbuluar ate qe nuk mund te mbulohet: futbolli yne ka prekur piken e fundit.
Nuk fitojme, por barazojme dhe me nje kundershtar qe "dje" kishte nje gjenerate te talentuar, ndersa sot jo. Pra analizat per vlerat e barazimit ne "Vojo Kushi" prekin dy anet e ekuacionit: skuadra jone dhe Sllovenia. Te qendrojme te skuadra jone dhe permes shenimeve te hedhura, ne lojen e saj gjejme shume pak pika veprime terheqese. Nese ka rrezikuar Duro me nje goditje denimi apo ka lene mbresa veprimi i mbrojtesit Beqiri ne ate vertikalizim te gjate, ato jane thjesht individuale.
Kombetares sone i mungon koncepti i te qenit-skuader. Brenda saj humbet dhe me i miri per ne, Canaj, pasi kerkon te marre me shume se sa ka vlera teknike. Te ben pershtypje loja e lodhur e Lales, nje tjeter pike referimi per kombetaren tone, ndersa sulmuesit Bogdani dhe Kapllani jo vetem qe nuk jane shenues por dhe pak rrezikojne nje mbrojtje aspak te shpejte te kundershtarit. Nuk mund ta zberthesh te plote se cila eshte vlera e linjes se mbrojtjes sone (e gjykuar si me e dobeta), pasi kundershtari asnjehere nuk e testoi.
Ndaj dhe behet me shqetesues barazimi per kombetaren tone: Sllovenia mori ate qe kishte menduar me nje loje shume passive dhe pa force. Por pasive, pa ritem dhe egersi ishte dhe loja e kombetares sone. Tekniku Kovacici, gjithnje ndihmes ne karrieren e tij tregoi se e kishte te veshtire te bente levizje qe mund te ndryshonin dicka ne lojen e skuadres sone, ne debutimin si drejtues skuadre. Kapllani mund te ishte zevendesuar me pare, po keshtu dhe Muka i lodhur ndonese Berisha nuk solli asgje pozitive.
Asgje nuk ndryshon ne vlera loje per skuadren tone dhe pas pushimit. Nese barazimi ishte humbje per skuadren tone, perse nuk u rrezikua me shume. Nuk sherben qe te besh oponencen me "astrologjine" e Kovacic: "fitore me Sllovenine dhe te mos dalim pa pika me Bullgarine". Me thelbesore, eshte ajo pyetje qe ngriten ne fillimin e ketyre shenimeve: cila eshte e ardhmja e skuadres sone kombetare? Eliminatoret per "Euro 2008" per skuadren tone kombetare mund te quhen te mbyllura pas ndeshjes se katert dhe pse ne dispozicion jane dhe tete te tjera.
Pra pike te tjera mund te merren dhe shtysa ne mendim, te leme pas dy apo tre skuadra ne grup, nuk sherben. Madje demton. Objekt i ketij shkrimi nuk eshte dhe kesheria se "cila do te jete e ardhmja e Baricit". Spekullimet per fatin e Baric nuk sherbejne, ndihmon me shume mendimi professional, qe ka te drejte te jape rruget qe ndihmojne per kthesen ne kombetaren tone. Por kush mund ta beje? Natyrisht jo ata qe drejtojne aktualisht futbollin tone, ne asnje menyre e reja nuk mund ta dale nga aprofesionalizmi i tyre dhe me keq nga njerezit qe vetekenaqen qe jane drejtues, por qe me futbollin e kohes jane shume, shume larg.
Baric e Kovacic nuk jane fajtoret e vetem, as ne radhen e pare. Fajtoret i gjen te ai qe i caktoi, te miratimi servile i atyre qe quhen organi drejtues i futbollit. Nese kerkojme te njohim se "cila do te jete e ardhmja e futbollit tone", atehere ndryshimi fillon me ndryshimin ne drejtimin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›