E Diel, 1 Nëntor 2026

Borusia me mungesa, Klop shpreson te rikthimi i Kehl

TIRANE-Trajneri i Borusias së Dortmundit Jurgen Klop shpreson deri në fund në rikuperimin e kapitenit Sebastian Kehl, për ndeshjen e neserme në “Bernabeu” ndaj Realit të Madridit.
Ai mori një bërryl në fytyrë nga futbollisti i Shtutgartit Rafael Holshauzer, që pavarësisht faullit të rëndë, mori vetëm të verdhë. Kehl pritet të luajë me maskë në fytyrë në takimin e sotëm, me qëllim që të ndihmojë ekipin e tij të marrë një rezultat pozitiv. Borusia kryeson grupin D të Champions, por në Madrid shkon me mungesa.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›