E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie si Van Nistelrooy

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra i gëzohet startit të jashtëzakonshëm nga Robin van Persie dhe e krahasoi atë me një tjetër ish bashjëlojtar holandez. Van Persie ka realizuar dhjetë gola në të gjitha garat për Unitedin, të fundit ndaj ish skuadrës së tij Arsenal të shtunën, pas transferimit në Old Trafford gjatë verës për 24 milionë funte.

Evra ka krahasuar Van Persien me ish sulmuesin e ekipit, Ruud van Nistelrooy, i cili realizoi 95 gola në 150 ndeshje në Premierligë dhe ishte futbollisti i cili ngjallte frikë për mbrojtjet e skuadrave kundërshtare. Van Nistelrooy po ashtu i ndihmoi Unitedin të fitojë titullin në Premierligë si dhe FA Cup para transferimit në Real Madrid më 2006. Ai luajti edhe për Hamburgun dhe Malagan para përfundimit të karrierës në maj të këtij viti.

Evra beson se Van Persie është i ngjashëm me Van Nistelrooyn dhe njësoj si bashkëkombësi i tij mund të hyjë në histori të klubit. “Njerëzit tani mund të shohin sa i fuqishëm është Robin në mendjen e tij. Ai duket sikur ka kaluar tashmë disa vite me ne dhe më kujton Ruud van Nistelrooyn”, deklaroi Evra për Daily Mail.

“Shpresoj që ai do të mund të vazhdojë me këtë ritëm dhe të bëjë atë që bëri Ruud. Ata të dy janë holandezë, andaj edhe nga ky aspekt ngjajnë më tepër”, u shpreh francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›