Murinjo: Pak tifozë? S’është faji im për krizën e Spanjës
TIRANE-Nuk ka zgjatur as 10 minuta konferenca e sotme për shtyp e trajnerit të Realit të Madridit Zhoze Murinjo. Përpara sfidës me Borusian në Champions, ai ka folur për mungesën e Benzema në ndeshjen e neserme, për zërat që e lidhin me PSG-në dhe për tifozët e paktë në “Bernabeu” për ndeshjen e neserme. “Ka pak tifozë? Edhe kjo na duhej... Unë nuk jam përgjegjës për krizën ekonomike të Evropës dhe të Spanjës”, ironizoi Murinjo. Më tej, një koment për Borusian e Dortmundit. “Më shqetëson e gjitha si skuadër, ka fituar dy tituj në Gjermani dhe është në krye të grupit. Ka lojtarë të shpejtë, të thjeshtë dhe krijues. Nëse kalon në turin tjetër, për mua është kandidate për të fituar Champions. PSG? Nuk ka asgjë të vërtetë”, deklaroi Zhoze Murinjo.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)