E Diel, 1 Nëntor 2026

Siti, për “jetë a vdekje” Berri: Ne besojmë ende

LONDER-Mançester Siti luan një ndeshje “brenda-jashtë” sot në mbrëmje ndaj Ajaksit, ku duhet të fitojë dhe të shpresojë në ndonjë gabim të Realit të Madridit. Kampionët e Anglisë janë në prag të eliminimit për vitin e dytë radhazi nga Champions League, duke marrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet e para.
Gjithsesi, në kampin e Sitit ende besojnë se mund të bëjnë një mrekulli.
“Pas humbjes me Ajaksin, kur pa mërzitjen tonë, trajneri ynë na tha që të besonim ende, sepse kualifikimi është i arritshëm nëse fitojmë tre ndeshjet e mbetura, - u shpreh mesfushori Garet Berri. – Trajneri ynë ka shumë përvojë në situata të tilla. Edhe ne si lojtarë besojmë shumë, por duke nisur që nga ndeshja me Ajaksin, duhet vetëm të fitojmë”, shtoi ai.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›