E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borussia Dortmund kerkon 20 milione per Sahin

Borussia Dortmund ka vendosur të shesë mesfushorin e saj turk, Nuri Sahin, por vetëm nëse vjen një ofertë e majme.

Drejtori sportiv i ekipit gjerman, Hans-Joachim Watzke, konfirmoi këtë fundjavë se është i ndërgjegjshëm për interesimin e klubeve të mëdha europiane për mesfushorin dhe se do të jenë të gatshëm të negociojnë.

“Nuk jemi një klub që shet lojtarët më të mirë, por nëse vjen një ofertë e “forte” do ta mendojmë. Kemi synim që të arrijmë tek 20 milionë eurot dhe me gjysmën e tyre do të përforcojmë ekipin në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Watzke.

Real Madrid, Inter dhe Napoli janë në ndjekje të talentit të ri të Bundesligës, i cili ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re me ekipin e tij aktual, Borussia Dortmund.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›