Interi i pamposhturthyen Lacion dhengjitet i dyti
Ky Inter është ashtu siç thotë Murinjo: nuk vdes kurrë! Madje, nuk e bën këtë edhe në momentet që të gjithë mendojnë se në fushë çdo gjë ka mbaruar. Zikaltërit kanë arritur sot një fitore të madhe përballë Lacios, duke triumfuar 2-1 me 10 vetë, pasi bardhekaltërit kaluan të parët në avantazh. Interi është penalizuar sërish nga dëmtimet (Stankoviç) dhe dalja me të kuqe e Zhulio Sezar, por sërish ka mundur të marrë 3 pikët përballë një kundërshtari që ka luajtur mjaft mirë, në kërkim të Champions League. Në një ndeshje të tillë, shumë skuadra do të ishin dorëzuar, por jo zikaltërit. Fitorja e sotme ka patur një rëndësi të dyfishtë, pasi përveç “eliminimit” të një kundërshtari direkt, i ka dhënë Interit vendin e dytë, duke parakaluar Napolin në klasifikim.
Starti
Lacio e ka nisur ndeshjen më mirë, duke rrezikuar dy herë në 10 minutat e para me anë të Zarates. Në një moment ka qenë Ranokia që ka larguar rrezikun, duke ndaluar argjentinasin në çastet e fundit. Megjithatë, në minutën e 22-të ka qenë Zarate ai që ka marrë një penallti, i rrëzuar dukshëm në zonë nga Zhulio Sezar. Për arbitrin Morganti nuk ka patur dyshime: penallti dhe karton i kuq. Nga pika e bardhë ka qenë pikërisht Zarate që ka shënuar, duke kaluar Lacion në avantazh.
Përmbysja
Pas penalltisë, Leonardo ka hequr nga fusha Militon për portierin Kastelaci, ndërkohë që ndeshja është bërë më e bukur. Shnajder ka rrezikuar në fillim me një goditje nga kufijtë e zonës që është ndalur nga Muslera, ndërsa momenti deciziv është minuta e 39-të. Samuel Eto pengohet pak në hyrje të zonës dhe Shnajder gjuan saktë nga goditja e dënimit, duke mposhtur Muslerën. Skuadrat shkojnë kështu në dhomat e zhveshjes, ndërsa në pjesën e dytë Interi humb Stankoviç për një dëmtim. Por, pas një gabimi të Biavës, Samuel Eto del me Muslerën, e shmang dhe shënon golin e dytë, duke përmbysur gjithçka. Lacio gjithsesi ka bërë shumë pak edhe pse ishte me një lojtar më shumë. Kozak për pak nuk ka barazuar me një rast të artë, ndërsa në minutën e 66-të Mauri le kryeqytetasit me 10 vetë. Një moment që praktikisht vendosi sfidën, pasi ishte Interi që mori lojën nën kontroll.
Leonardo
Fitorja e sotme i ka dhënë jo pak entuziazëm trajnerit Leonardo. “Unë shpresoj ende te titulli, - ka deklaruar ai pas takimit. – Nëse mbajmë këtë vazhdimësi dhe nëse të tjerët vazhdojnë me këto rezultate të çuditshme, çdo gjë është e mundur. Me Lacion ishte një fitore e jashtëzakonshme”. Në lidhje me të ardhmen e tij, trajneri brazilian u shpreh: “Paktet me Moratin janë të qarta. Kjo skuadër gjithnjë ka qenë kështu, nëse humb një ndeshje flitet përherë për trajnerin”.
Napoli
Napoli ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke treguar limitet si skuadër. Në fushën e Palermos, ekipi i Maxarrit është mposhtur 2-1, pas një ndeshjeje të shëmtuar. Loja nisi mjaft mirë për Napolin, që pas vetëm 2 minutash shënoi me penallti me anë të Kavanit. Balzareti barazoi në minutën e 38-të, ndërkohë që vendasit nuk u ndalën këtu, por shënuan edhe golin e dytë në minutën e 44-t. Miljaço fiton një penallti dhe Bovo shënon golin, që në fund rezultoi vendimtar.
(e.m/BalkanWeb)