E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet e komunizmit shlyhet Kroacia

Qeveria shqiptare thuajse ka shlyer të gjitha borxhet e periudhës së komunizmit. Pjesa, e cila mund të quhet si e pashlyer është ende në proces. Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen për shlyerjen e borxhit ndaj Kroacisë, si pjesë e detyrimit ndaj ish Jugosllavisë. Vlera e këtij borxhit është rreth 5 milionë dollarë. Mbetet ende pa shlyer Maqedonia, ndaj të cilës shteti shqiptar i detyrohet një borxh prej më pak se 1 milionë dollarë.

Shlyerja e borxhit me Kroacinë do të bëhet për dy vjet. Deri tani ka përfunduar nënshkrimi i marrëveshjes për shlyerjen e borxhit me Serbinë, Slloveninë, Malin e Zi, Bosnje –Hercegovinën dhe së fundi me Kroacinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›