E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti Italia nuk do te kerkoje ndihme financiare

Kryeministri italian Mario Monti ka hedhur poshtë lajmin se Italia do të jetë vendi i radhës që do t’i kërkojë ndihmë financiare BE, sikurse ka deklaruar një ditë më parë Austria se Italia do të kërkojë mbështetje financiare sikurse Greqia dhe Spanja. Por për Montin një gjë e tillë nuk mund të ndodhë as aktualisht dhe as në të ardhmen. Monti ka sqaruar se ai i është drejtuar parlamentit duke u bërë thirrje palëve politike të lënë mënjanë debatet dhe të mbështesin qeverinë ose për ndryshe do të rrezikojnë kolapsin e vendit. BE duhet të dalë me një plan rritje të besueshëm duke përfshirë investime të mëdha dhe obligacionet në euro më qëllim frenimin e përhapjes së krizës. Sipas kryeministrit Italian, në samitin e 28 qershorit duhet vënë theksi tek një rritje e besueshme.

 Në takimin e 28 qershorit do të ishte mirë që të kishte një paketë të besueshme të përbashkët për rritjen . një rol të rëndësishëm kanë investimet publike, të cilat mund të kryehen pa ndryshuar traktatin por edhe hapa të mëtejshëm për të programuar ndërtimin e stabilitetit përmes eurobonove. Këto programe ndoshta nuk mund të jenë operative brenda këtij viti por janë një punë në progress dhe që duhet të trajtohen sa më parë.

Titujt e gazetave italiane të së mërkurës janë fokusuar në takimin e fundit të Montit dhe drejtuesve të tjerë politik gjatë gjithë natës së kaluar ku kryeministri ka kërkuar unitetin në një kohë kaq delikate.

“Përkeqësimi i krizës, kemi nevojë për unitet” lexohet në një titull. “Monti : Uniteti ose do të rrëzohemi sëbashku”, citohet në një tjetër gazetë. Një tjetër temë e bërbashkët e medias së shkurar ishte se “Italia nuk ka kërkuar asnjë llojë ndihmë financiare, apo Italia nuk ka nevojë për ndihmë”.

Por për italianët kjo situatë shfaqet e pakutueshme.
“Një muaj më parë titujt e gazetave thoshnin se Nuk jemi greqia. Këtë mëngjes pashë një titull tjetër ku shkruhej Ne nuk jemi Spanja. Por unë pyes veten se cila është atëherë Italia?-thotë Paolo Fantini.

“Jemi ende duke ecur përpara, por vetëm se nuk dimë se si do të përfundojë
Për shumë qytetarë të tjerë shqetësimi është se si do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre, të cilët janë të prekur nga kriza dhe papunësia”- shprehet Umberto Andreuccoli.
“Shpresa vdes e fundit por kur ke fëmijë pa punë është me të vërtetë për të ardhur keq”-shprehet Olga Guglielmi.
Por kryeministri Mario Monti ka siguruar italianët se qeveria është plotësisht në rrugën e duhur për të realizuar objektivat e saj të buxhetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›